HomeTeknologji

Risia më e re nga WhatsApp

Herë pas here whatsapp-i sjell risi që të mbajë pas vetes miliona përdorues nga e gjithë bota.
WhatsApp ka sjellë së fundmi një risi që do u pëlqejë shumë dhe quhet “picture-in-picture”, e cila vlen për videot.

Kur u dërgojnë një video në WhatsApp nga YouTube, Instagram apo Facebook, ju mund ta shikoni atë direkt nga biseda pa e lënë aplikacionin.

Kjo risi është e mundësuar nga modaliteti PiP i prezantuar vitin e shkuar nga Apple në Safari dhe kjo shumë shenjt do të bëhet standard duke u lejuar që të hapni një dritare për të parë videot në mbivendosje me proceset e tjera.

Duke folur për Whatsapp për Android, funksioni ju lejon të vazhdoni dhe kontrolloni videon (nëpërmjet butonave të fillimit dhe pauzës) edhe nëse dilni nga biseda në të cilën është dërguar: thjesht mos e mbyllni plotësisht aplikacionin dhe filmi do të vazhdojë rregullisht.

Nëse keni probleme me instalimin e tij është e nevojshme që të kryeni back-up e bisedave dhe pastaj të ri-instalosh WhatsApp nga e para.


TË NGJASHME