HomeTeknologji

Risia në Google Maps, lehtësohet përdorimi hartave

Nganjëherë orientimi në Google Maps, mund të jetë i komplikuar dhe kthmi për në shtëpi të jetë një aventurë e pakëndshme.

Inxhinierët pas këtyre hartave, punojnë gjatë tërë kohës, për ta lehtësuar edhe më shumë përdorimin dhe të japin rezultate sa më të mira në orientim.

Shfrytëzuesve, iu ofrohen edhe mundësit e kalimeve transite, si dhe bëhet e ditur se në cilat rrugë ka më shumë trafik.

Krahas rrugëve dhe autostradave, tani ofrohen edhe njoftime për ndarjen e përbashkët të udhëtimit me dikë, si shërbimi Uber apo Lyft.

Mixed Modes” është opsioni më i ri për Android dhe iOS, për udhëtime të kombinuara, me veturë dhe biçikletë. Ky opsion tregon për shtigjet e çiklizmit, si dhe rrugët dytësore, në të cilat mund të kalohet me lehtësi me biçikletë.

Google Maps brenda disa javësh do ta lansojë këtë format të ri, në 30 shtete të ndryshme, në mesin e të cilave edhe në Shqipëri. 



TË NGJASHME