HomeSport

Risitë që do të vijnë me Ligën e Kampionëve!

Liga e Kampionëve rikthehet nesër me ndeshjet e Manchester United-PSG dhe Roma-Porto.

Në sfidat e nesërme dhe në vazhdim, risia e parë është aplikimi i sistemit VAR, e cila nuk ështe e vetmja, por ndiqet nga dy detaje të tjera të reja.

Nje risi tjetër është se nëse nje sfidë shkon në kohën shtesë trajnerët do të kenë mundësinë e ndërrimit të katërt.

Fakti se nëse një lojtar ka luajtur në pjesën e parë të sezonit me një skuadër, e penalizonte dhe nuk lejohej të vishte një fanellë tjetër në pjesën e dytë të sezonit. Tani do të ketë mundësinë.

Ligën e Kampionëve pritet të jetë më atraktive me këto ndryshime, pasi liga e Kampionëve kishte kohë pa sjellë ndryshime të këtij lloji.


TË NGJASHME