HomeShowbiz

Rita mbërrin në Kosovë, ja kush e shoqëron

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka ardhur në Kosovë, për një mision të rëndësishëm këtë herë që nuk ka lidhje me ndonjë performancë live.

Siç dhe ka deklaruar më parë Ora do të vijë në Kosovë për të bërë disa punë bamirëse me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) gjithashtu do të takohet edhe me viktimat e dhunës seksuale.

Ajo u fotografua në aeroportin “Adem Jashari”, teksa zbriste e vetme, ndërsa sot u mësua se Rita po shoqërohet nga babai i saj, Besnik Sahatçiu.

Ai ka publikuar një foto në Instagram, nga sheshi “Skënderbeu”.


TË NGJASHME