HomeShowbiz

Rita në Kosovë, përballet me pamjet që do t’ju prekin

Me të mbërritur  në Kosovë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, menjëherë ka filluar punën e e saj bamirësie me UNICEF  në Kosovë.

Ajo do të qëndroj në Kosovë  3 ditë dhe menjëhere ka filluar vizitat nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës.

Ndonëse Rita ka zgjedhur të mos publikojë asgjë deri më tani,  nëna e saj Vera Ora në profilin e saj në ‘Instagram’ ka shfaqur  disa foto ku shihen disa lagje të varfëra në  Ferizaj së bashku me Ritën.

Siç shihen edhe nga pamjet, Rita dhe nëna e saj nuk shfaqen aspak të gëzuara nga ambientet e trishta dhe të rrënuara që kanë përreth. Mësohet se ato kanë vizituar disa familje në Ferizaj  ku do t’ju dalin në ndihmë.


TË NGJASHME