HomeShowbiz

Rita Ora, arsyeja e çuditshme e ndarjes nga Andrew Garfield

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, i ka dhënë fund romacës së saj më aktorin e njohur Andrew Garfield.

Sipas raportimeve të mediave rozë, ndërkomëtare, ka qenë aktori, ai i cili e ka marrë këtë vendim, me pretekstin se i duhej më shumë privatësi në jetën e tij dhe se Rita ishte e tepërt për momentin.

 

 

Lidhja e tyre ka përfunduar, pas katër muajsh lidhje dhe romancë “mediatike” së bashku.

“Rita është copëtuar nga situata. Andrew vendosi të ndahet nga Rita kohët e fundit dhe ishte e vështirë për të pasi kaluan shumë kohë së bashku. Ata kaluan Krishtlindjet së bashku dhe këngëtarja mendoi se gjërat po shkonin mirë mes tyre. Karriera e saj është gjithnjë e më shumë në rritje dhe  jeta e saj është në qendër të vëmendjes ndaj, ai i tha se donte një jetë më private”,- tha një burim për The Sun.

Kujtojme që çifti është parë për herë të fundit së bashku, në dhjetor duke shëtitur, dorëpërdorë në Primrose Hill, Londër.

 


TË NGJASHME