HomeShowbiz

Rita Ora e shkatërruar emocionalisht pasi e la i dashuri! Aktori s’humb kohë. Kapet mat me një tjetër

Siç edhe ju mund ta keni dëgjuar, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora i ka dhënë fund lidhjes së saj 4-mujore me aktorin e famshëm Andrew Garfield.
Raportohet se Andrew është ai që e ka lënë yllin e muzikës me pretekstin se dëshiron që të ketë një jetë më private.

Image result for Rita Ora

Mirëpo e gjitha kjo thuhet se ka qenë një goditje shkatërruese për 28-vjeçaren, pasi i ka ardhur në mënyrë të papritur.


Por, menjëherë pasi i dha fund marrëdhënies që kishte me Orën, Garfield thuhet se nuk ka humbur aspak kohë dhe tashmë është në një tjetër lidhje.

Përflitet se ai aktualisht po del me aktoren dhe komedianen e njohur Aisling Bea.
Dyshja në fjalë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke qeshur teksa po shihnin një shfaqje në teatrin “Victoria Palace” në Londër.

Image result for Aisling Bea.

Rikujtojmë se lidhja e fundit e 34-vjeçares bukuroshe ka qenë me aktorin Michael Sheen.


TË NGJASHME