HomeShowbiz

Rita Ora, joshëse gjatë perfomancës në BBC 1

Rita Ora vazhdon të jetë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës.

Rita Ora së fundi ka perfomuar për javën “Halloween” në BBC 1, ku u shfaq shumë joshëse.

Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të bardhë për këtë koncert, ndërsa flokët i kishte lëshuar me disa gërsheta në të dy anët e kraharorit.

“E ngazëllyer që mund ta këndoj singlin tim “Let You Love Me” sonte”, ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë fotografive të ndara nga kjo performancë.

Kujtojmë që kënga “Let You Love Me” nga Rita Ora deri tani ka marrë mbi 57 milionë klikime në YouTube.


TË NGJASHME