HomeShowbiz

Rita Ora publikon sot këngën e re

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo javë më parë zbuloi se është në përfundim e sipër të albumit më të ri në karrierën muzikore.

“Phoenix”, titullohet albumi i ri që do të dal në treg gjatë ditës së premte (23 nëntor).

Por, paraprakisht Rita Ora do të publikojë një këngë që do të jetë pjesë e albumit, por jo vetëm kaq.

Rita përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se kënga e re titullohet “Cashmere” dhe do të publikohet gjatë ditës së sotme.

“Vetëm edhe 5 ditë deri te lançimi i ‘Phoenix’-it. Kjo këngë quhet ‘Cashmere’ dhe do të lançohet sot. E tëra çfarë duhet të bëni ju është të para-porositni albumin!! Kam pritur shumë gjatë për këtë. Më tregoni mendimet e juaja! Do të postoj më shumë pjesëza të këngëve gjatë gjithë javës”, ka shkruar Rita.

https://www.instagram.com/p/BqUsW8fHBfk/


TË NGJASHME