HomeShowbiz

Pas Dj Tiestos, Rita Ora bashkëpunim me reperin e njohur

Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare, është një ndër më të sukseshmet ku fama e së cilës ka arritur majat në botë. Ajo ka sjellë për tregun ndërkombëtar këngë të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

Së fundmi, revista “DailyStar” ka shkruar se Rita Ora dhe artisti reperi Sean Paul do të bashkëpunojnë së bashku për projektin e radhës i cili pritet të publikohet së shpejti.

Në një intervistë, reperi e ka konfirmuar vetë këtë bashkëpunim duke thënë: “Ne kemi punuar dhe jemi duke vendosur se cilën këngë ta publikojmë të parën. Janë dy këngë, mua më pëlqen më shumë njëra”.

Përmes një postimi në Instagram, Rita ka njoftuar fansat e saj se më 31 maj, të premten, do të lancohet bashkëpunimi i saj me Dj Tiesto.


TË NGJASHME