HomeShowbiz

Rita Ora sërish në Kosovë. Këtë herë për një arsye të veçantë

Rita Ora do të vizitojë Kosovën në prill pasi do të merret me disa projekte bamirësie. Ora dhe marka gjermane e modës “Escada” janë duke përgatitur një kauzë të përbashkët për t’i ndihmuar gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.

Ajo është bashkuar me Niall Sloan, drejtorin e dizajnit të “Escada”, për të krijuar një edicion të çantave me formë zemre, në mbarë botën me një çmim prej 1,195 dollarë. Kompania 41-vjeçare do të dhurojë 15 euro (rreth 16.87 dollarë) nga çdo çantë e shitur, për bamirësi në “Women for Women International”, e cila ka për synim të ndihmojë femrat e mbijetuara të luftës, të rindërtojnë jetën e tyre.
Donacionet do të shërbejnë si financim kryesor për organizatën në vendlindjen e Rita Orës, në Kosovë.

“Unë shkoj sa më shpesh që të mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, thotë Ora për “The Hollywood Reporter”.
“U nderova me këtë titull disa vjet më parë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga” tha ajo, duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në prill për disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).


TË NGJASHME