HomeShowbiz

Rita Ora sfilon në pasarelën e markës së njohur

Vera Ora publikon herë pas here foto apo video të ndryshme të vajzës së saj Rita Ora. Ato kanë ndarë shpesh momente mjaft argëtuese me njëra-tjetrën, ndërsa së fundmi Vera ka publikuar një foto të vajzës së saj nga sfilata në pasarelën e ‘Miumiu’.

“Oh petulla me sheqer”, ka shkruar Ora krah postimit më të fundit ku duket Rita e kuruar deri në detaje dhe e veshur me një fustan deri në fund të këmbëve në ngjyrë të zezë dhe të kuqe.

Kujtojmë se këngëtarja ka eksperimentuar gjithmonë me ‘look-un’ e saj, ndaj dhe shfaqja në pasarelë është pritur mjaft mirë nga të gjithë fansat.


TË NGJASHME