HomeShowbiz

Rita Ora tipike shqiptare, ja tradita që këngëtarja ndjek që fëmijë!

Një nga traditat që ndiqet më shumë në Kosovë dhe Shqipëri është përgatitja e kafesë apo e çajit nga fëmijët për prindërit. Duket se këtë traditë Rita Ora e vazhdon edhe në Britaninë e Madhe.

Këngëtarja me famë botërore publikoi një foto nga fëmijëria, ku mban në duar tabakanë me tre filxhanë kafeje, për t’i shërbyer njërën babait.

Këtë foto ajo riktheu në vëmendje sot në ditëlindjen e të atit, Besnik Ora, për t’i bërë një urim të veçantë:
“Gëzuar ditëlindjen babi. Je shoku im i ngushtë, heroi im, partneri im në krim dhe akoma më kërkon që të të bëj kafenë”, shkruan Rita Ora në postimin e saj në Instagram.

Nëna dhe babai i këngëtares po festojnë ditëlindjen e këtij të fundit në Japoni.


TË NGJASHME