HomeShowbiz

Rita Ora u karantinua në fshat dhe qëndrimi aty i kushtoi plot 33 mijë euro

Rita Ora është karantinuar në një fshat në Londër mirëpo asaj i ka kushtuar qëndrimi në këtë vend 33 mijë euro.

Këngëtarja me origjinë shqiptare shkoi për tu relaksuar për disa ditë të mira në fshat pasi donte të përqëndrohej te albumi i saj i ri mirëpo duket se bllokimi e kapi aty dhe Rita u detyrua të qëndronte për disa ditë aty.

“Daily Mail” shkruan se shtëpia ku Rita po qëndron kushton 465 euro për një natë dhe totali që ajo ka harxhuar deri më tani shkon në 33 mijë euro.

Rita po qëndron në fshatin Cotswolds aty ku ka ftuar dhe miqtë e saj për të kaluar kohën, themi këtë pasi fqinjët e saj janë ankuar për festat e zhurmshme që këngëtaraj ka bërë së fundmi.

Këngëtarja është akoma në karantinë ndaj besojmë se do harxhojë akoma më shumë euro për qëndrimin.


TË NGJASHME