HomeShowbiz

Rita Ora vjen në skena provokuese në videoklipin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka prezantuar së fundmi një video të veçantë të këngës “How to be lonely”.

Kjo këngë, e cila në shqip do të thotë “Si të jesh e vetmuar”, u lançua në versionin ‘audio’ të premten e javës së kaluar dhe u prit shumë mirë nga publiku, duke pasur parasysh mungesën e saj të gjatë me prurje muzikore.

Rita Ora (Foto: YouTube)

Ylli shqiptar po ashtu mori gjithë vëmendjen me skenat tërheqëse në video, e rrethuar nga një numër i madh kërcimtarësh.

Njoftimin e videos e bëri në rrjetet sociale me përshkrimin, “Videoja e kërcimit të ‘How to be lonely’ është publikuar tani. Shpresoj që do ju pëlqejë. Shikojeni në YouTube linkun në biografinë time dhe më lejoni të shoh videot e juaja më të mira të vallëzimit në Tik Tok”.

Kujtojmë që “How to be lonely” është kënga e parë e Rita Orës për vitin 2020, njëkohësisht kënga e parë solo që pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018.

Artistja në një letër të ndarë me fansat deklaroi se për këtë këngë u frymëzua nga periudha të ndryshme në jetën e saj.


TË NGJASHME