HomeShowbiz

Rivaliteti mori fund, Fero këndon dhe kërcen me këngën e Tayna-s

Fero është një ndër reperët më të suksesshëm të momentit, por e tillë është edhe kolegia e tij, Rina Balaj. Kjo e fundit gjatë një periudhë ka shkëmbyer “Diss-e” e deklarata publike me reperet e njohura si Tayna apo Melinda, por me siguri s’i ka pëlqyer një veprim që ka bërë Fero ditën e djeshme.

Reperi u zgjua me qejf për të kërcyer në makinën e tij me këngë të repereve shqiptare dhe videot i postoi në Instastory. Ai kërceu me Melindën dhe më pas me këngën e re të Tayna-s!

Kështu, reperja nuk ia la me kaq por, si shenjë mirënjohjeje për gjestin e Feros, publikoi në Instagram-in e saj videon ku Fero kërcen dhe këndon këngën “Kce” duke i shkruajtur: “Happy Birthday” me emojin e vajzës me fustan të kuq që kërcen nga qejfi.

Dy gjëra tjera që na bënë përshtypje janë pikërisht fakti se pse Rina si një mikeshë e mirë e Feros nuk e uroi publikisht Feron për ditëlindje siç shumë miq të tij bënë?


TË NGJASHME