HomeSport

Robben flet për interesimin e shfaqur nga Inter.

Arjen Robben ka thënë se është shumë krenar që Inter ka shfaqur interesim për të, por, të ardhmen do ta zbulojë para fundit të sezonit.
Mediat italiane raportuan të shtunën se Inter po përgatiste një goditje të dyfishtë me parametra zeroDiego Godín, dhe Arjen Robben e Bayern München, të cilëve u mbarojnë kontratat me klubet e tyre përkatëse.
kur u pyet për ekipin zikaltër.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur [që kam marrë oferta]. Javët e fundit kanë qenë shumë të zëna, veçanërisht për babanë tim, i cili është agjenti im, por më vjen mirë që klubet kanë shfaqur interesim për mua”, tha Arjen Robben.

“E ardhmja ime është ende e hapur, ende jam duke pritur. Dua të pres dhe të përqendrohem për ta rigjetur formën, të rikthehem në ekipin e parë dhe të luaj futboll”, shtoi ai.

Ai theksoi se do ta marrë vendimin për të ardhmen para përfundimit të sezonit aktual.

“Nuk do të pres deri në fund të sezonit sepse kam familje dhe më duhet të bëj plane para kohe. Prandaj do ta marr vendimin, edhe pse s’e di kur thënë Arjen Robben.


TË NGJASHME