HomeShowbiz

Robert De Niro paralajmëron ‘po ju vëzhgoj!’, mesazh në lidhje me virusin

Robert De Niro dëshiron që ju ta merrni seriozisht qëndrimin në shtëpi.

Aktori ju referua personazhit të tij nga filmi i vitit 2000 “Meet the parents” – ku luan rolin e një ish agjenti të CIA që frikëson të dashurin e vajzës së tij, të luajtur nga Ben Stiller – në një njoftim që i shërben publikut në lidhje me  koronavirusin.

Videoja 24 sekondëshe është një nga disa videot e  personazheve të famshëm që u lëshuan nga zyra e guvernatorit të New York-ut Andrew Cuomo ditët e fundit për të këshilluar dhe bindur qytetarët e New York-ut të qëndrojnë në shtëpi dhe të parandalojnë përhapjen e virusit.

Ndërkohë, ylli Danny DeVito thjesht i tha të gjitha.

“Dua të them që ne e morëm këtë virus, këtë pandemi dhe, ju e dini, të rinjtë mund ta marrin atë, dhe ata mund ta transmetojnë atë tek të moshuarit dhe më pas unë s’do jem më këtu”, tha 75-vjeçari.

Alec Baldwin foli në një video tjetër, duke pranuar se ai kishte dyshimet e tija në lidhje me kufizimet e daljeve por tani jo më.

“Si ju, në fillim, unë kisha dyshimet e mia për atë që po ndodhte, por tani mendoj se është vërtetuar se mënyra e vetme për të minimizuar këtë është distanca dhe karantina. Kështu që qëndroni në shtëpi”


Që nga e hëna në mëngjes, New York raportoi 20.875 raste – më shumë se çdo shtet tjetër në SHBA. Andrew Cuomo u tha gazetarëve të hënën “40 përqind, deri në 80 përqind e popullsisë do të përfundojnë duke e marrë këtë virus. E gjitha që ne po përpiqemi të bëjmë është të ngadalësojë përhapjen, por ajo do të përhapet. ”

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME