HomeShowbiz

Robert Redford i jep fund karrierës si aktor.

“Ky është film i fundit si aktor”, ka thënë Redford për “Entertainment Weekly”, duke iu referuar “The old man & the gun”, që pritet të shfaqet në kinematë në SHBA, më 28 shtator.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Por, pas këtij filmi do të dal në pension, sepse e bëj këtë punë që kur isha 21 vjeç. Besoj është mjaftueshëm. Kështu që pse mos ta mbyll me diçka që është shumë optimiste dhe pozitive”, është shprehur 82-vjeçari në intervistën për ‘Entertainment Weekly”.

Me një karrierë rreth 60-vjeçare, fituesi i çmimit ‘Oskar” ka spikatur në filma si “Butch Cassidy and the Sundance Kid”, “Out of Africa” e shumë të tjerë.

Në intervistën e publikuar këtë të hënë, aktori dhe regjisori ka bërë me dije se do ta mbyllë karrierën si aktor me filmin “The old man & the gun”, që tregon historinë e Forrest Tucker (1920–2004), një ish-krimineli amerikan, mjeshtër i arrative. Ai arriti të arratisej nga burgu i “San Quintino-s” në Kaliforni në moshën 70-vjeçare. Redford do të luajë pikërisht rolin e Forrest Tucker, i cili u kap duke grabitur banka 17 herë dhe çdo herë pas arrestimit përfundoi në burg, megjithatë arriti të arratisej.

I pyetur se çfarë do të bëjë pasi të tërhiqet nga aktrimi, ai përgjigjet “do të shohim”, duke lënë të hapur mundësinë për të vijuar punën në kinematografi si regjisor/panorama.com.al

 


TË NGJASHME