HomeKulturë

Rockefeller thyen rekord/ Pikturat e koleksionit të tij arrijnë shuma marramendëse

David Rockefeller, i fundit i gjeneratës së tij në familjen e famshme amerikane dhe nipi i themeluesit të Standard Oil, John D Rockefeller, ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 101 vjeç.

Veprat e artit nga koleksioni personal i Rockefeller dolën në shitje në ankand dhe vetëm natën e parë u regjistrua një fitim plot 646 milion dollarë  duke thyer kështu rekordin e çdo ankandi tjetër, në ditën e parë të hapjes.  Një portret i Pablo Picasso-s u shit për 115 milion dollarë dhe një pikturë ‘Monet’ u shit për 84.7 milion dollarë, më e larta e paguar ndonjëherë për artistin. Ndër pikturat më të shtrenjta ishte një vajzë e re lakuriq, e njohur si ‘Fillete a la corbeille flaurie’, një vepër e njohur e Picasso-s. Vepra artistike daton nga periudha kur Picasso ishte i panjohur, i varfër  dhe jetonte në Montmartre të Parisit.

Me dy ditë të mbetura, thuhet se shuma në fund do jetë marramendëse. Veprat e artit po shiten në shtëpinë e ankandit të Christie në Nju Jork. Sakaq blerësit  kanë mbetur anonimë/tiranapost.al


TË NGJASHME