HomeTeknologji

Rolls Royce prodhon makinën më të shtrenjtë në botë, ja sa kushton

E kush nuk do të donte një Rolls Royce, sidomos një makinë nga koleksioni më i ri.

Kompania ka zbuluar modelin “Boat Tail”, i punuar me dorë, me një dizajn të frymëzuar nga jahte ultra luksoze dhe ka një çmim marramendës prej 28 milionë dollarësh.

Po e lexuat mirë, 28 MILIONË USD!!!

Ky model merr frymëzim nga jahtet siç e thamë, konkretisht nga ata J-Class dhe është e porositur nga një biznesmen, i cili ka gjithashtu një tjetër makinë  që ngjason me Boat Tail, një model i vitit 1932.

Nga ky model super i shtrenjtë janë prodhuar 3 makina, por vetëm një është prezantuar për publikun, pasi dy klientët e tjerë kanë dëshiruar të mbeten anonim.

Por çfarë e bën këtë Rolls Royce kaq të shtrenjtë përveç personalizimit sipas kërkesës së klientëve?

Karakteristika kryesorë është ajo që kompania e quan një “suitë pritjeje” me pesë njësi kontrolli të motorit (ECU) dhe instalime elektrike speciale që, u deshën nëntë muaj për tu krijuar. Me shtypjen e një butoni, dera e pasme hapet në stilin e  krahut të fluturës.

Pasagjerët kanë në dispozicion dy frigoriferë ‘Christofle’ . Në të njëjtën kohë brenda makinës ka tavolina dhe stola të krijuar prej fibrave të karbonit.

Siç u përmend më lart, makina renditet e para ndër modelet më të shtrenjta në botë. Me çmimin 23 milionë euro (28 milionë  dollarë), duke lënë pas automjetet ai ‘Sëeptail’,  ‘Centodieci’, dhe kryevepra si ‘Bugatti’.


TË NGJASHME