HomeSport

Roma apo Feyenoord? Ja kush fiton sonte sipas parashikimit të astrologjisë

Në një finale të tillë si kjo e sotmja në Tiranë ku janë të përfshirë mijëra tifozë dhe dy ekipe të mëdha so Roma dhe Feyenoord, nuk mund të mungonte parashikimi astrologjik.

Meri Shehu, astrologe e njohur, është shprehur se më e favorizuar për të fituar është ekipi holandez, pasi i përket shenjës së Gaforres.

Parashikimi i Merit:

”Është Mërkuri i kundërt dhe duhet patur kujdes. Kush do gabojë më pak do fitojë. Roma është skuadër në shenjën e Binjakëve dhe Mërkuri i kundërt e penalizon disi. Kurse Feyenoord është në shenjën e Gaforres dhe ka një lloj shkëlqimi. Edhe Roma ka shkëlqim se është Dielli në Binjak, por Gaforrja e ka aty ku duhet shkëlqimin. Roma duhet të jetë shumë e vëmendshme që ta kapë këtë energjinë e bukur të Diellit dhe të ketë kujdes mos t’ja marrë fitoren papritur Gaforrja, e cila ka Jupiterin në shtëpinë e 10, që është shtëpia e kurorëzimeve, fatit. Astrologjikisht kur një planet është në shtëpinë e 10 ti merr maksimalen në atë që reklamon, merr pushtetin, famën.”


TË NGJASHME