HomeSport

Romagnoli me Milanin edhe për shumë vite

Para ndeshjes me Sassuolon, Gennaro Gattuso ka folur për kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli, i cili kërkohet nga shumë klube evropiane, përmendur këtu edhe Juventusin.Image result for romagnoli

Por, Gattuso është i bindur se Romagnoli, që tashmë ka rinovuar kontratën, do të qëndrojë në Milano.

“Ai ka rinovuar kontratën 8 muaj më parë. Është lojtar i rëndësishëm dhe kapiten i Milanit”, tha Gattuso.

“Për mua, ai ka ende hapësirë për t’u përmirësuar. Është kapiteni jonë dhe do të vazhdojë të rritet”.Related image“Thashethemet nuk janë një pengesë. Ai është i lumtur dhe krenar që është këtu me ne dhe kapiten i Milanit. Ai do të qëndrojë këtu”, shtoi Gattuso.

24 vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2015. Ai ka bërë 139 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 7 gola.
https://www.youtube.com/watch?v=BmS40JDLdfY


TË NGJASHME