HomeShowbiz

Rona Nishliu, anëtare e jurisë në “Destination Eurovision” në Francë

Rona Nishliu vazhdon të na bëjë sërish krenarë! Artistja është zgjedhur të jetë pjesë e jurisë së “Destination Eurovision” juri e cila do të përzgjedh këngën që do të përfaqësoi Francën në Eurosong 2019.

Gara kombëtare seleksionuese “Destination Eurovision” do të mbahet këtë të shtunë dhe artistja shqiptare do të jetë në panelin e jurisë profesioniste që së bashku me votat e publikut zgjedhin mes 7 këngëtarëve dhe 1 grupi atë që do të përfaqësojë Francën në Eurosongun e këtij viti që do të mbahet në Izrael.

Emrat e jurisë ndërkombëtarë që do të japin gjysmët e pikëve për përfaqësuesin e Francës në Eurovizion 2019 janë zbuluar në internet.

Sébastien Barké, një specialist francez i Eurovizionit, ka bërë publike listën e plotë mëngjesin e djeshëm.

Ajo që të bie në sy është padyshim pjesëmarrja e këngëtares Rona Nishliu, e cila në vitin 2012 ka patur rezultatin më të mirë për Shqipërinë duke na renditur në vendin e pestë me këngën “Suus”.

Normalisht, secili anëtar jurie do të japë pikë për 6 aktet e tyre kryesore, si në gjysmëfinale. I gjashti do të ketë 2 pikë, i pesti do të marrë 4 pikë, pastaj 6, 8, 10 dhe 12 për të preferuarin. Kjo do të thotë 42 pikë për çdo jurist, pra 420 pikë në total.

Votat e jurisë, bashkuar me ato të publikut, nxjerrin fituesin e këtij festivali.

Rona Nishliu do të jetë kështu një prej 10 anëtarëve të jurisë e cila do të votojë për përfaqësuesin më të mirë të Francës në Eurovizion 2019.


TË NGJASHME