HomeShowbiz

Rona Nishliu e emocionuar nga vlerësimi i Jonida Maliqit

Ajo ka vlerësuar disa nga emrat më të njohur, ndër ta Rona Nishliun, të cilën e ka konsideruar si këngëtare me zë të jashtëzakonshëm. Jonida ka treguar se e vlerëson shumë jo vetëm për vokalin dhe punën, por edhe për shpirtin e saj. Siç duket Rona është emocionuar shumë për konsideratën e lartë të koleges së saj, ndaj nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet deklartës së Jonidës. “E kam dashur Jonidën që nga dita e parë, në fillimet e 2004. Ajo ishte dhe vazhdon të jetë artistja shqiptare më unike. Ishte nder i madh të isha pjesë e jurisë së ‘Festivalit të Këngës’ dhe ishte kënaqësi të jepja pikët e mia maksimale për zërin e saj të pakrahasueshëm, karakterin mistik dhe performancën e bukur. Jam e sigurt se jo vetëm do shkëlqesh po do pushtosh ‘Eurovision-in’ me energjinë tënde magjike dhe dashurinë e pafundme. Të dua Jonida Maliqi”, ka shkruar Rona në një postim në ‘Instastory’.

Kujtojmë se edhe Nishliu ka provuar skenën e ‘Eurovision’ në vitin 2012, kur përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Suus”, me të cilën u rendit në vendin e 5.


TË NGJASHME