HomeShowbiz

Rona Nishliu ka një surprizë për të gjitha fansat e saj

Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu i dha fund beqarisë në shtator 2018 duke kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me partnerin shumëvjeçar, Fiori.

Por këngëtarja ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë. “RTV21” shkruan se në kopertinën e albumit të ri që ka prezantuar, Rona ka bërë një dedikim dhe ka treguar se shumë shpejt do të bëhet nënë.

Rona besohet të jetë disamuajshe, nisur dhe nga njoftimi që ka bërë si më poshtë:

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, shkruhet në album.


TË NGJASHME