HomeSport

Ronaldinho rrezikon gjashtë muaj burg për përdorimin e pasaportës false

Legjenda braziliane, Ronaldinho, mund të qëndrojë deri në gjashtë muaj në burg, ndërkohë që hetimi për shfrytëzimin e një pasaporte false për të hyrë në Paraguai po vazhdon.

Ish-futbollistit të Barcelonës dhe Milanit i është refuzuar lirimi me garanci nga gjykata, ashtu që ka vazhduar të qëndrojë i arrestuar.

Hetimi është duke vazhduar, ndërsa 39-vjeçari nuk është dërguar në një burg të zakonshëm për shkak të famës së tij dhe statusit të njërit prej futbollistëve më të mirë në botë.

Avokatët e kanë apeluar vendimin, mirëpo vështirë se mund të lirohet me garanci derisa të merret vendimi për fajësinë e tij.

Madje edhe nëse lihet i lirë, Ronaldinhos do t’i pamundësohet largimi nga Paraguai derisa të kompletohet procesi i hetimit.

Në të njëjtin stacion policie në Asuncion po mbahet edhe vëllai i tij, Roberto, i cili po ashtu ka hyrë në shtetin jugamerikan me pasaportë false.

Në mbajtje janë edhe tre njerëz të tjerë (një biznesmen që ua ka dhënë pasaportat dhe dy femra që besohet të jenë posedueset legjitime të pasaportave të falsifikuara). 

View image on Twitter

TË NGJASHME