HomeSport

Ronaldo çon në çerekfinale Juventusin me tripletën e tij, ja festimi shokues!

Cristiano Ronaldo ka shënuar 3 gola ditën e djeshme në ndeshjen kundër Atletico Madrid, të cilat arritën ta nxirrnin nga situate Juventusin dhe ti jepnin mundësinë e fazës ¼ Finale ne Ligën e Kampioneve.

 

 

Duke u kthyer me një humbje 2-0 në Madrid, Juventusi në shtepi ka nisur ndeshjen gjyhsmë të vendosur. Në minutën e katërt Giorgio Chiellini arrin të zhbllokojë rezultatin, por goli anullohet nga VAR.

Zhbllokimi I vërtetë I ndeshjes vjen në minutën e 27 kur Cristiano Ronaldo shënon me kokë me krosimin e Federico Bernadeschi. Ky gol, përveç se e ndihmoi Juven ti afrohej kualifikimit, I ndihmoi dhe lojtarët e saj duke ju dhënë atyre shpresë dhe pozitivitet.
Edhe goli I dytë I Ronaldos erdhi me kokë, I krosuar nga Joao Cancelo. Paçka se në fillim pati polemika dhe dyshime, gjyqtari e akordoi si gol falë teknologjisë e cila tashmë është bërë pjesë e futbollit.
Goli i tretë erdhi nga një penallti e shkaktuar nga Correa kundrejt Bernadeschit. Ku padyshim Ronaldo nuk toleron në këto raste.

Por ajo që të gjithëve u bëri përshtypje ishte festimi I Ronaldos në fund të ndeshjes. Ai ka imituar Diego Simeone-n për ti treguar atij se kush është më I miri. Duke i  treguar se “Qesh mirë kush qesh i fundit”

Sipas Skysports, kur Ronaldo është pyetur nga gazetarët, ai ka thënë: “Për këtë arsye Juventus më ka marrë në skuadër, për ti ndihmuar që të arrijnë gjëra që dikur nuk mundeshin. Ky është mentaliteti I të fituarit Ligën e Kampioneve.”

 


TË NGJASHME