HomeSport

Ronaldo e ka bërë zgjedhjen e tij për trajnerin e ardhshëm të Juventusit

Seria A nuk ka nevojë të presë që të mbyllet fundi i sezonit për të paraprirë se cilat do të jenë çmimet e vitit, ndonëse të gjithë të nominuarit dhe fituesit do të presin mbrëmjen gala për të tërhequr çmimet e tyre. Gjithsesi, nuk kishte asnjë dyshim se cili do të shpallej lojtari i vitit, blerja e shekullit e Juventusit dhe ndoshta e të gjithë historisë së Serisë A, Kristiano Ronaldo. Jashtëtokësori portugez është shpallur

“Lojtari më i Mirë Absolut i Vitit”, ndërkohë që janë zbardhur edhe kategoritë e tjera, me Samir Handanoviç si portierin më të mirë; Kalidu Kulibali, mbrojtësi më i mirë, Sergej Milinkoviç-Saviç, mesfushori i vitit; Fabio Kualiarela, sulmuesi më i mirë dhe Nikolo Zaniolo si i riu më i mirë i vitit.

RONALDO DO ANÇELOTIN – Por duke u rikthyer te Juventusi, e përditshmja torineze “Libero” ofron një prapaskenë të rëndësishme mbi të ardhmen e stolit bardhezi. Sipas burimeve të kësaj gazete, Kristiano Ronaldo mund të ketë ndikuar dhe ndoshta do të ndikojë jo pak në zgjedhjen e trajnerit të ri të kampionëve të Italisë në fuqi. Asi portugez, edhe pse ka pasur dhe ka treguar se me Masimiliano Alegrin ka pasur respekt dhe sintoni të plotë, ndoshta ka qenë stili i lojës së 51-vjeçarit ai që e ka zhgënjyer jo pak 34- vjeçarin.

ancelottironaldo-cropped_19jlfiklmecfp1hybftyap3dhh

Për këtë arsye, “Libero” nënvizon se pas ndeshjes me Interin, të barazuar 1-1 në “San Siro”, ku realisht u pa një Ronalrioze për të rikthyer në Torino Karlo Ançelotin. Sipas Kristianos, “Karleto”, i cili është në luftë të hapur me tifozërinë bardhezi, shihet si njeriu që mund të bëjë diferencën në idetë e lojës me të cilat mund të arrihet te Champions-i sezonin e ardhshëm. Dhe sigurisht që fjala e Ronaldos peshon jo pak… do nervoz në fushë, CR7 i ka kërkuar një darkë kokë më kokë presidentit Andrea Anjeli, në të cilën është konsumuar edhe biseda mbi idetë e lojës së Juventusit. Idetë e Ronaldos kanë qenë kundër me ato të Alegrit dhe pavarësisht shumë emrave që kanë qarkulluar, luzitani i ka kërkuar Anjelit që të bëjë një tentativë.


TË NGJASHME