HomeSport

Ronaldo i pandalshëm, pas Anglisë e Spanjës, ‘pushton’ edhe Italinë

Dominimi i Juventusit në Itali u dalua edhe këtë sezon. Fitimi i titullit të tetë kampion radhazi tregon qartazi supremacinë e këtij ekipi ndaj të gjithë të tjerëve në Itali. Një rekord më vete është fitimi i këtij titulli kampion edhe për trajnerin Massimiliano Allegri, që u largua si i padëshiruar.

Cristiano Ronaldo, blerja e bujshme sezonin e kaluar nga Juventus, festoi fitimin e titullit kampion edhe në Itali. Ky titull kampion për portugezin vjen pasi më herët ai ka arritur të ngrejë një trofe të tillë edhe në Angli e në Spanjë. Ylli portugez vijon të pasurojë muzeun e tij në Portugali me trofe të tjerë.

Veç titullit kampion, Ronaldo u vlerësua edhe me një trofe personal, duke u shpallur futbollisti më i mirë në Itali. Ky trofe, ka bërë që Ronaldo ta ndajë gëzimin e tij duke treguar një pjesë të trofeve të tij, të fituar gjatë viteve.

“Kampion në Angli, Spanjë e Itali…Lojtari më i mirë në Angli, Spanjë e Itali…Nuk ka limite për arritjet kur ëndrrat mbahen të gjalla ditë pas ditë”, shkruan Ronaldo në profilin e tij në Instagram.


TË NGJASHME