HomeSport

“Ronaldo kthehet tek ish-skuarda”, mediat portugeze duken të bindura

Që nga bashkimi i Ronaldos me “Zonjën e Vjetër” në Itali zërat për ekipin e tij të ardhshëm kanë qenë të shumtë dhe gjithmonë kanë trazuar ujërat tek bardhezinjtë.

Lajmi i fundit që vjen nga Portugalia në lidhje me ekipin e ri të Ronaldos është cilësuar si një “bombë” nga mediat italiane. Thuhet që ylli portugez do të rikthehet në vendlindje tek ekipi ku ka nnisur karrierën e tij, pikërisht tek Spoirtingu i Lisbonës.

Sipas gazetës sportive “Record”, sulmuesi dëshiron që karrierën e tij ta mbyllë tek Sporting ku mund të aktivizohet edhe pas moshës 40-vjeçare. Megjithatë kontrata e tij me Juventus vazhdon deri në vitin 2022 dhe kjo është ajo që i jep sado qetësi juventinëve.

Me Juventusin Cristiano Ronaldo ka akoma gjëra për të arritur si në aspektin personal por edhe atë të ekipit, ky primar është objektivi për të hyrë në Champions sezonin e ardhshëm.


TË NGJASHME