HomeSport

Ronaldo, Messi apo Van Dijk, ja favoriti për “Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Virgil van Dijk, tre pretendentët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” këtë vit, janë kthyer në kryefjalën e mediave në Europë. Nga Franca, të gjithë janë të bindur se portugezi Ronaldo do të jetë ai që do të triumfojë mbi të gjithë dhe do të bëjë të vetin trofeun më të rëndësishëm personal.

Cristiano Ronaldo dhe drejtuesi sportiv i Juventus Fabio Paratici kanë takuar edhe disa përfaqësues të revistës prestigjioze “France Football”, raporton e përditshmja “Messaggero”.
Ronaldo ka kaluar në këtë garë Van Dijk, i cili pritet të jetë një nga rivalët më të mëdhenj të sulmuesit portugez. CR7 ka kaluar para pak kohësh shifrën e 700 golave të shënuar dhe ka qenë protagonist kryesor në sukseset e Juventus dhe ekipit kombëtar portugez.

Nëse Ronaldo do të arrinte të fitonte sërish “Topin e Artë”, ky trofe do të ishtë i 6-ti në karrierën e tij dhe do të ishte shumë e veçantë, sepse do të kalonte dhe rivalin e tij të përjetshëm Lionel Messi.


TË NGJASHME