HomeSport

Ronaldo përplaset me Florenzin, e ofendon: Je shumë i vogël

Crisitano Ronaldo dëshiron vetëm të fitojë, kjo tanimë nuk është më diçka surprizë. Për këtë arsye sulmuesi portugez, ishte një nga lojtarët më të nervozuar në ndeshjen që Juventusi humbi ndaj Romës me rezultatin 2-0. Nuk mungoi as pëplasja me lojtarët e Romës, ku veçohet ajo me kapitenin e Romës Alessandro Florenzi.

Në debatin e kapur nga kamerat, vihet re se CR7, i vë në dukje diferencat në fizik mes tyre. “Je shumë i vogël për të folur”, i thotë Ronaldo kapitenit roman, duke irrituar më shumë Florenzin dhe duke ndezur debatin mes tyre. U desh ndërhyrja e arbitrit për të qetësuar dy lojtarët, por kjo ka ndodhur vetëm momentalisht. Florenzi ishte edhe autori i golit të epërsisë së Romës dhe pas ndeshjes, nuk ngurroi të ironizonte Ronaldon. “Ai është Topi i Artë dhe mendon se ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë”, u shpreh kapiteni i Romës në intervistën e dhënë pas përfundimit të ndeshjes.


TË NGJASHME