HomeSport

Ronaldo sërish pozitiv me COVID-19, shuhen shpresat për ndeshjen me Barcelonën

Cristiano Ronaldo ka thyer çdo tabu në futboll, ka mposhtur thuajse çdo rival por nuk po arrin të shpëtojë nga kthetrat e COVID-19.

Sulmuesi i Juves ka rezultuar pozitiv edhe në tamponin e dytë, lajm ky i bërë publik nga mediat portugeze.

Ylli i “Zonjës së Vjetër” humbet shansin për të sfiduar sërish Messin, këtë herë me fanellën e Juves.

Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion të Andrea Pirlos për sfidën kundër Barcelonës në Champions League më 28 tetor.

Në rregullin e UEFA-së, lojtari duhet të dëshmojë se është negativ me një tampon së paku shtatë ditë para ndeshjes.


TË NGJASHME