HomeSport

Ronaldo shpëton United në frymën e fundit, mbyllet raundi i tretë i grupeve në Champions

Me ndeshjet e mbrëmshme në Uefa Champions League është mbyllur edhe raundi i tretë në grupe, ku nuk kanë munguar surprizat, të paktën deri në pjesën e parë. Fjala është për ndeshjen Manchestër United, i cili mbylli 45 minutat e para me dy gola në disavantazh përballë Atalantës, e cila ishte mysafire në “Old Trafford”. Por në pjesën e dytë United e mori veten, e megjithatë fitorja u vulos nga goli i Ronaldos në minutën e 81, duke mbyllur ndeshjen në shifrat 3-2.

Kampionët aktualë të Europës, Chelsea ka dominuar plotësisht ekipin e Malmos, e po ashtu të njëjtën gjë bëri edhe Bayern Munich me Benfikën.

Ndërkohë Juventus dhe Barcelona arritën të merrnin fitoret me rezultatin minimal, përkatësisht nga 1 gol përballë kundërshtarëvë.

Tabela e plotë e ndeshjeve të djeshme:


TË NGJASHME