HomeSport

Ronaldo uron të birin për ditëlindjen dhe gjithë vëmendjen e mori kjo fjali

Sot djali i madh i Cristiano Ronaldos festoon ditëlindjen e tij të 12-të dhe përmes një urimi të ngrohtë ylli portugez ka shprehur dëshirën që një ditë të luajë një ndeshje zyrtare krah Cristiano Jr. Ishte pikërisht kjo fjali që tërhoqi edhe vëmendjen e miliona ndjekësve në Instagram.

Me një foto krah të birit Ronaldo shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen biri im! Si kalon koha…?! A do të luajmë akoma bashkë?!  Gjëja më e rëndësishme është të vazhdosh të jesh djali që je me zemër të madhe! Suksese, vogëlush! Babi të do shumë.”

Cristiano Ronaldo ka shprehur shpesh dëshirën që djali i tij të bëhet një futbollist i shkëlqyer dhe të luajnë bashkë në të ardhmen dhe deri tani duket se gjithçka është në rrugën e duhur.

Në një intervistë të mëparshme Ronaldo është shprehur:

“Unë dua që djali im të bëhet futbollist. Unë jam futbollist dhe dua që edhe ai të jetë i tillë. Unë mendoj se ai ka aftësi për të qenë atlet që tani. Ai ka karakteristika sportive. Është e qartë se ai është shumë i ri, një fëmijë,  por ai e do futbollin. Ky është një plus i madh. Unë kam 30 topa në shtëpi. Ai është gjithmonë me topin në këmbë dhe e pëlqen atë. Por nuk do ta detyroj të jetë futbollist sepse kjo vjen natyrshëm. Duhet të jetë zgjedhja e tij. Ai do të jetë çfarë të dojë, nuk do ta shtyj fare. Por padyshim që unë dua që Cristiano të jetë futbollist. Më i miri, si babai i tij.”


TË NGJASHME