HomeShowbiz

Ronela bashkë me Young Zerkën? Këngëtarja zbulon arsyen pse nuk flet për lidhjen

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë komentuar gjatë në media për shkak të spekulimeve se janë në një lidhje. Por asnjëri nga artistët nuk e ka pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje.

Shpesh të dy artistët lënë për t’u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gati duket sikur po luajnë me të gjithë vëmendjen që u kushtohet.

Kështu është shprehur edhe Ronela në intervistën e saj të fundit në “N’drrimi i natës” ku tha se ishte e vetme dhe që për momentin nuk po kalon një romancë. Këngëtarja tregoi se arsyeja pse nuk e ka konfirmuar lidhjen janë pikërisht mediat.

“Sepse unë punoja aq shumë dhe mundohesha të nxirrja diçka në dritë, e mediat ishin negative karshi meje. Shkruanin gjëra të këqija, prandaj edhe unë pse të flas”, është shprehur Ronela.


TË NGJASHME