HomeShowbiz

Ronela Hajati ka tre surpriza për të gjithë fansat e saj

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit. Ajo ka prodhur shumë hite dhe secila prej këngëve ka marrë suksesin e merituar. Megjithëse duhet shumë punë për të sjellë një projekt të gatshëm tek publiku, Ronela e ka vërtetuar se nuk ka të ndalur. Këngëtarja ka publikuar pak orë më parë një video ku shfaqet e vetme dhe krah imazheve ka shkruar: “Kur ti kupton që brenda muajit ke tre këngë për të nxjerrë”.

Me siguri fansat e Ronelës janë entuziazmuar shumë nga ky lajm. Kuptohet gjithashtu se gjithë puna e fortë po shpërblehet për këngëtaren dhe rezultati do të bëhet publik për pak kohë.


TË NGJASHME