HomeShowbiz

Ronela Hajati më single se kurrë

Mos kini më asnjë dyshim! Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin ‘Piter Pan’ ku dhe ka zbuluar statusin e saj.

Ronela Hajati ka më shumë se një vit që nuk jep intervista, por nuk mund t’i rezistonte ftesës për të qenë “Në kurthin e Piter Pan”, sepse Ronela Hajati, me natyrën e saj ekspresive, duket se shoqërohet gjithmonë nga një shpirt aventurier si Piter Pani.

Megjithatë, Ronela është një prej personazheve më të folur në showbiz, kështu që e dinte se nuk do të shpëtonte nga pyetjet ngacmuese të vogëlushëve. Krahas pyetjeve për princin e kaltër, për fëmijët që Ronela i do shumë, për muzikën etj, këngëtarja foli edhe për statusin e saj.

Edhe pse është përfolur për një kohë të gjatë për një romancë me Yang Zerkën, Ronela nuk e ka pohuar kurrë publikisht. Ajo ka deklaruar se me këngëtarin korçar ka një raport miqësor dhe asgjë më tepër.

Pavarësisht spekulimeve që janë thënë e shkruar për ta vitin e fundit, Ronela tha sonte nga anija e Piter Panit: “Unë jam më e padashuruar se kurrë. Më ka bërë shumë mirë kjo periudha e karantinës, sepse jam fokusuar më shumë në punë… Kam shpresë se Zoti i të gjithëve ka një plan për të gjithë, kështu që… “, – tha Ronela.

E morët vesh? Ronela është më single se kurrë.


TË NGJASHME