HomeShowbiz

Ronela Hajati tregon të vërtetat e industrisë së muzikës

Ditën e sotme Ronela Hajati ishte e ftuar speciale në emisionin “Trokit” në “In Tv”. Këngëtarja e njohur ka folur gjatë për karrierën e saj dhe të vërtetat e industrisë së muzikës. Ajo është shprehur se i vjen keq që në Shqipëri ka artistë shumë të mirë, por nuk ka një label të mirëfilltë dhe menaxhim serioz. Më pas Ronela ka treguar se për koncertet e këngëtarëve ka intriga të shumta, por faji qëndron tjetërkund.

“Më vjen shumë keq që ndodhin intriga të tmerrshme për dy koncerte më shumë, është bërë si piramidë”, ka thënë këngëtarja. Ajo ka zbuluar se fajtorë janë menaxherët e artistëve, sepse ata kanë në dorë çdo gjë dhe një pjesë e madhe e këngëtarëve janë të mërzitur nga kjo gjë. Ronela ka treguar se disa artistë kanë vetëm koncertet si burim të ardhurash, duke përfshirë edhe atë vetë. Këngëtarja më pas tha se në fillimet e karrierës së saj i ka ndodhur edhe të marrë borxhe për performancat e saj. Kujtojmë se së fundmi Ronela ka publikuar këngën “Pa dashni”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku. 


TË NGJASHME