HomeSport

Rotacion në formacion, Reja kërkon fitoren me çdo kusht

Nuk dorëzohet Edy Reja edhe në ndeshjen kundër Moldavisë, skema e përdorur do të jetë si gjithmonë e njëjta. E vetmja gjë që ndryshon janë lojtarët e përzgjedhur për të startuar ndeshjen. Humbja ndaj Islandës, ka bërë që sot tekniku Reja të kërkojë me patjetër fitoren, aq më pak kur luajmë edhe në “Elbasan Arena”. Trajneri italian ka besim dhe synon të arrijë fitoren duke u mbështetur sërish në modulin me dy sulmues.


Në konferencën zyrtare për media, Reja, tregoi edhe ndryshimet që ka bërë në formacion. në mbrojtje, veç Veselit dhe Ismajlit, një vend nga minuta e parë e ka fituar Mërgim Mavraj. Edhe në mesfushë, ka ndryshime, kështu në vend të Bashës, këtë radhë do të jetë Abrashi.


Xhaka dhe Kaçe kanë fituar sërish besimin e teknikut Reja, kurse në krahun e majtë, nuk do të jetë më Lenjani, por Aliji. Në repartin sulmues, Reja ka vendosur ti besojë dyshes Sadiku-Uzuni. Balaj dhe Cikalleshi që ishin titullarë ndaj Islandës, këtë radhë do të jenë në stol. Me këto ndryshime, Edi Reja dhe Kombëtarja Shqiptare, shpresojnë të kthehen sa më parë te fitorja.


TË NGJASHME