HomeShowbiz

Roza Lati flet ‘pa dorashka’ për vipat shqiptar

Moderatorja Roza Lati e ftuar në emisionin “Pasditja ime”, me gazetarin Eraldo Rexha ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.

Gjatë intervistës Roza ka rrëfyer se ka shumë raste kur me personazhet e njohur nuk shkon aspak mirë, dhe shumë prej tyre sipas saj janë mosmirënjohës pasi në momentin kur ata kanë pasur nevojë ajo i ka ndihmuar, por kur arritën famën nuk donin t’ia dinin më.

“Ka pasur personazhe që nuk më kanë ardhur dhe unë i kam fut në listën e zezë, është e zezë sterrë. Kam edhe listën e mosmirënjohësve, ku janë artistët që deri tani kanë famë dhe kanë arrit diçka dhe kur kanë qenë në fillimet e tyre kam qenë e para që i kam marr intervista dhe i kam dhënë suport maksimal. Tani që janë bërë dikush nuk më vijnë në emision, ndërkohë që dikur i kam dhënë krahë.” është shprehur moderatorja.


TË NGJASHME