HomeShowbiz

Roza Lati i kthehet publikisht Encës: Mos i jep kaq shumë rëndësi vetes

Enca ka një dramë të vjetër me ish- Miss Universe Albania Trejsi Sejdini, kur kjo e fundit ishte e ftuar tek “Why Not” i Roza Latit në pjesën e pyetjeve nga fansat, njëra prej tyre ishte edhe më pikantja e cila i drejtohet pikërisht të ftuarës:

“A je e virgjër si Enca?” dhe Trejsi u shpreh: “Sa është një Enca janë tre Trejsa ..si mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban krik Encën.”

E ftuar tek “Xing” të shtunën që lamë pas, Ermali e pyeti Encën edhe në lidhje me deklaratën e Trejsit dhe Enca iu përgjigj duke u shprehur se nuk ia vë fajin Trejsit, por Roza Latit që e fton në emision.

“Më shumë sesa personazhet që përdorin emrin tim për t’u bërë viralë, unë mendoj emisionet dhe mediat që u japin hapësirë personazheve të tillë për të dalë e për të thënë gjëra kundra meje vetëm sepse unë nuk i kam shkuar në emision. Ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon se kemi një problem shumë të madh.”, u shpreh Enca.

Sot gati një javë nga intervista, Roza Lati mblodhi gjithë ç’kish për të thënë dhe publikoi jo 1, por 10 story në Instagram ku i kthen përgjigje Encës.

“Është e vërtetë vetëm pjesa që unë artistes në fjalë i kam bërë ftesën për në studion time. Sepse kam qenë e para që e kam mbështetur këtu e 7 vjet më parë, kur kam patur emisionin “Fun Page””, shkruajti Roza.

“Atëherë kur s’të dhiste njeri, ishte kjo Roza Lati që ngriti zërin dhe të dha suport, duke thënë: “Dëgjojeni se do bëhet dikushi”.

“Sapo mori famën artistja, nuk shkeli më tek unë. Sidoqoftë, unë nuk jam kaq negative sa të bëj komplote e të marr në studio dikë tjetër veç për t’u sul ty.”

“Jam e ofenduar nga artistja me emrin Enca që i ka dhënë kaq shumë rëndësi vetes.”, shkruajti Roza.

Ajo duket se thumboi edhe Ermal Mamaqin duke shkruajtur:

“Ndërkohë për gazetarin s’mund të flas. Është tjetër muhabet të ndash fushën e moderimit me të humoristit.”


Roza e mbylli duke shkruajtur se Enca është “fundi i fundit të bishtit të kavallit në botën tonë…në botën time”.


TË NGJASHME