HomeLajme

Rrahjet e zemrës kthehen në art në një ekspozitë interaktive

Në një ekspozitë të re interaktive të titulluar “Pulse” në muzeun Hirshhorn , mund të shihni pikërisht ritmin unik të zemrës tuaj.

“Pulse”, është një ekspozitë interaktive Uashington.

Një paltformë ndriçuese transporton të dhënat biometrike tek llambat prej 300 vatësh. Stephane Aquin është kuratori i muzeut. “Është një llambë me dritë inkandeshente. Ajo dridhet dhe pulson me ritmin e zemrës”, thotë ajo.

Në sallën fillestare, pulsimi i zemrës është i vazhdueshëm. Kur një rrahje zemre hyn në rrjet, të tjerat zhvendosen në llampën tjetër.

Në një sallë tjetër, është një sensor me një mikroskop dixhital dhe një monitor për rrahjen e zemrës.Një projektor shfaq shenjat e gishtërinjve në një ekran, që zë gjithë murin e një galerie.

Në një sallë të tretë, rrahjet e zemrës transformohen në një valëzim në një pishinë të ndriçuar, deri kur valët ngadalësohen dhe në fund ndalen, ashtu si vetë jeta.

Pas 211 rrahjesh zemre, llampa juaj zhduket. Artisti thotë se kjo është një kujtesë, se sa të përkohshëm jemi në këtë planet


TË NGJASHME