HomeSport

Rrahmani pranë Napolit, “gafa” e Partizanit që i kushton 15 milionë euro

Amir Rrahmani është pranë zyrtarizimit te klubi i Napolit. Kapiteni i Kosovës duket se ka kaluar testet mjekësore dhe do të vijojë karrierën në një klub që ka bërë mirë vitet e fundit në Serinë A. Sipas mediave italiane gjithçka është e kryer, me Veronën që e ka gati kontratën e largimit.

Rrahmani do të mbetet deri në fundin e sezonit me klubin aktual, duke u bashkuar me napoletanët vetëm në fundin e edicionit. Rifreskimi i moshës dhe talentet e reja e kanë shtyrë Napolin që ta shohë ish mbrojtësin e Partizanit si të duhurin. E gjithë kjo situatë mund të ishte ndryshe për kampionët e Shqipërisë, nëse do t’i kishin besuar sadopak mbrojtësit. Ai u largua nga Partizani për në Kroaci te RNK Split dhe më pas u ble nga Dinamo Zagreb. Neglizhenca e Partizanit asokohe për një klauzolë në kontratë, mund t’i sillte të ardhura shtesë nga 15 milionët e eurove që Napoli do të derdhë në arkat e Veronës.


TË NGJASHME