HomeLajmi i Fundit

Rrebesh shiu në Kosovë, uji “rrëmben” një qytetar

Disa rajone në Kosovë janë përmbytur nga shiu si pasojë e reshjeve të shiut. Përveç se janë shkatërruar shtëpi e prona, shiu ka rrezikuar edhe jetën e njerëzve. Diçka të tillë e dëshmon edhe kjo video, e regjistruar në Rahovec.

Uji i rrëmbyer shihet se “merr me  vete” një qytetar.  Instituti Hidrometeorologjik tha se moti në ditët në vazhdim do të jetë jo i qëndrueshëm, shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe rrufe.

Në Kosovë, temperaturat do të jenë mesatarisht 15 deri 17 gradë celcius, ndërsa maksimalet 26 deri 30 gradë celcius.