HomeSport

Rrëfehet Igli Tare: “Dua të drejtoj Kombëtaren”

Eventi i “All Star Game” në “Air Albania” vendosi përballë njëra-tjetrës 4 ekipe legjendash Shqipërinë, Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Megjithatë vëmendjen e morën më shumë mbledhja e futbollistëe të Kombëtares shqiptare dhe emocioni që përcillnin teksa i shihje sërish në fushë edhe pse vitet kishin kaluar. Emocionet ishin të mëdha si për vetë futbollistët edhe për sportdashësit. Pas përfundimit të eventit, ku si fituese u kurorëzua Italia, ish futbollisti i Kombëtares dhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare dha një intervistë ku tregoi dhe emocionet e veta. Ndër të tjera Tare u shpreh se e kishte ëndërr që një ditë të drejtonte Kombëtaren:

“Është dicka e veçantë. Ndoshta për ato pak minuta u rikthyem në kohën tonë si futbollist. Por diçka e bukur që u kthyem në kohën tonë, takuam shkoët e të gjithë. Duhet të bëhet një traditë që të bëhet një vazhdimësi sepse skuadra e legjendave është diçka që i kujton të gjithë për atë që kanë kontribuar me Kombëtaren. Mbi të gjitha duhet të hapi një rrugë për kauza të tilla sociale. E kam thënë gjithmonë që dëshira dhe ëndrra ime është të drejtoja njëherë Kombëtaren shqiptare, por është një ëndërr që ndoshta nuk mund të bëhet realitet. Do të ishte diçka e bukur, por për momentin jam shumë i lumtur dhe i fokusuar tek kjo detyrë që kam”, ka thënë Tare.


TË NGJASHME