HomeShowbiz

Rrëfehet Kristen Stewart/ Ja e vërteta e ndarjes me Robert Pattinson

Dy aktorët e filmit Twilight i dhanë fund lidhjes së  tyre 5-vjeçare. Ata u bënë ndër personazhet më të dashur për publikun, i cili besonte për në dashuri të zjarrtë mes çiftit.

Kristen Stewart dhe Robert Pattinson janë bërë të njohur fillimisht nga rolet e tyre në sagën e famshme ‘Twilight’. Ata fituan zemrat e publikut me interpretimet si Bella dhe Edward, por njerëzit u lidhën edhe më shumë me ta pasi ata bënë publike se ishin realisht në një lidhje. Por magjia nuk zgjati shumë dhe Robert dhe Kristen i dhanë lamtumirën njëri-tjetrit disa kohë më vonë. Pas kësaj lidhjeje, Kristen është përfolur gjithmonë për lidhjet homoseksuale dhe nuk është parë më në shoqërinë e Robert.

Por ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar, aktorët ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Këtë gjë e ka treguar së fundmi Kristen, e cila ka folur për ish-partnerin e saj, kur është pyetur për rolin që ai do të interpretojë në “Batman”, që është një prej roleve më të rëndësishme për të pas “Twilight”. Por në fakt, gjërat nuk ishin ashtu. Kristen tregoi për revistën New York Times se arsyeja e ndarjes ishte përfundimi i dashurisë mes njeri-tjetrit.

“Mendoj se ai është i vetmi që mund ta luajë atë rol. Jam shumë e lumtur për të. Është çmenduri! Jam shumë shumë e lumtur për këtë gjë. Kur e dëgjova lajmin mendova menjëherë që kjo që po ndodh është e mrekullueshme”, -është shprehur Kristen e entuziazmuar.


TË NGJASHME