HomeSport

Rrëfehet Lionel Messi, ja futbollisti që jam përulur për ti marrë fanellën

Padyshim, Lionel Messi është një prej lojtarëve më të mirë në gjithë historinë e botës. Kanë qenë të shumtë jo vetëm fansat, por edhe futbollistët e madje dhe arbitrat që kanë kërkuar fanella dhe autografe nga ana “pleshtit”.

E mes kaq shumë kërkesash, po vetë Messi a ka pasur ndonjëherë kërkesë për të marrë fanellën e ndonjë futbollisti tjetër?! Mesa duket po edhe Messi ka pasur gjithmonë dëshirën për të pasur fanellën e një futbollisti që është aktivizuar për ekipin rival më të madh të Barcelonës.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Real Madrid, Zinedin Zidane.“Asnjëherë në karrierën time nuk mbaj mend që të pres dikë në fushë apo në tunel për të ndërruar fanellën, me përjashtim të një lojtari të vetëm. S’e mbaj mend se kur, por një herë luajta kundër Zidanit dhe i kërkova bluzën. Vetëm atij nuk i rezistova… Në përgjithësi, ne argjentinasit nuk e kemi në gjen që ta ndërrojmë fanellën me një kundërshtar, jemi indiferentë për këtë, nëse nuk vjen ai që të na e kërkojë me ngulm. Ndoshta edhe kur diçka e tillë u bë si modë, neve nuk e kemi përvetësuar diçka të tillë dhe vazhdojmë me këtë traditë.


TË NGJASHME