HomeSport

Rrëfehet Lionel Messi/ E ardhmja dhe raportet me Neymar e Ronaldo

Lionel Messi është një prej futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit. Së fundmi në një intervistë, Leo ka preferuar të flasë si një lojtar normal dhe pse është i vetëdijshëm që nuk është i tillë, aq më pak te klubi i Barcelonës.Duke folur për të përditshmen “Sport”, Messi ka treguar se ska ndërmend të largohet nga Barcelona, por duhet që klubi fillimisht të plotësojë disa kushte:

“Nuk kam ndërmend të largohem, dua të qëndroj tek Barcelona dhe të mbyll karrierën në shtëpinë time, por dua një projekt fitues”. Gjatë intervistës së tij, Messi u ndal te kontrata e cila i skadon në 2021 por mund të largohet falas një vit më herët: “Nuk dua një kontratë të gjatë dhe të qëndroj vetëm se jam i lidhur nga një kontratë. Dua të qëndroj se jam mirë fizikisht dhe të jem i rëndësishëm në një projekt fitues. Për kontratën as që më bëhet vonë”. Duke qëndruar te forma fizike, Messi ka folur dhe për dëmtimin i cili nuk e ka lejuar të jetë i pranishëm në fushë: “Vijoj të stërvitem i diferencuar por ka një datë rikthimi.

Neymar? Nuk e di nëse klubi ka bërë më të vërtetë të pamundurën për ta rikthyer. Këtë çështje e kam ndjekur nga gazetat dhe nuk është shumë e qartë. Në dhomat e zhveshjes nuk i diskutojmë këto gjëra, thjeshtë japim ndonjë mendim, unë nuk komandoj, unë luaj futboll. Nuk jam i mërzitur që nuk u rikthye por do të më bëhej qejfi nëse do ishim bashkuar”.

Në fund nuk mund të mungonte dhe një koment për ftesën e bërë nga C.Ronaldon: “Nuk jemi miq pasi nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshje por në mbrëmjet gala takohemi gjithmonë, flasim dhe nuk kemi probleme. Në ceremoninë e fundit, kishim më shumë kohë dhe kemi folur më shumë. Nuk e di nëse një ditë do të takohemi për të drekuar pasi të dy jemi shumë të angazhuar por nuk kam asnjë problem për të pranuar ftesën e tij”.


TË NGJASHME